Lulzim Basha paska bërë një deklaratë që e mbante mend mirë atë ditë, megjithëse me pantallona të shkurtra paska tërhequr litarin tek busti!!! Quhet shtatore në fakt por kur je duke gënjyer, gënjen si të mundesh.
E para ishte shkurt, megjithëse ditë me diell ishte ftohtë! Herë pas here edhe zymtohej koha, por dielli shkëlqeu vetëm kur u rrëzua shtatorja dhe gjatë kohës kur po e çonim copë-copeë për tek studentët.
Veprim i kryer për t’i dhënë një kënaqësi shpirtërore studentëve të grevës së urisë, njerëzve të rinj e trima që po sakrifikonin veten dhe familjet e tyre për të mos e lënë në mes rrugën e nisur, që media shtetërore e quante një levizje për më shumë marmalatë dhe ngrohje, por në fakt greva e urisë i vuri vulën se lëvizja studentore ishte lëvizje politike për demokraci, antikomuniste dhe për liri!
Lulzim Basha nuk e kupton dot se bëhet edhe më qesharak kur do të jetë pjesëmarreës në një lëvizje që nuk ka asnje lidhje me të apo familjarët e tij. Tani ose prindërit e kanë lënë rrugëve dhe ky dilte me pantallona të shkurtra në mes të dimrit ose ky, edhe këtë as nuk e vë në diskutim, vazhdon të gënjejë për gjithçka.
Atë ditë në shesh ka pasur pak ose shumë shumë pak studentë. Aq pak sa mund të numërohen me gishtat e duarve. Kjo për arsye se mbi 700 ishin në grevë urie. Mbi 1500 të tjerë rrinin rreth e qark godinës ku zhvillohej greva e urisë për të qenë bashkë me shokët e tyre, për t’i mbrojtur ata.
Shumë nga studentët, thirrjen e zonjës Rajmonda Bulku, e gjykuan si pjesë e një manovre për ndërprerje të grevës së urisë. Sigurimi i Shtetit bënte çmos që me këto insinuata donte të ndante studentët me popullin e Tiranës.
Qytetarët u drejtuan për tek godina e Presidiumit edhe e Komitetit Qendror për t’i bërë thirrje dhe të ushtronin presionin popullor për të hequr emrin e diktatorit nga universiteti.
Më pas nga frika se protesta mund të përfshinte “Bllokun” ata i drejtuan larg nga andej me anë të shtënave me armë, qenve dhe makinave të ujit. Kur qytetarët, ata që ishin nisur nga Qyteti Studenti dhe ata që vinin nga pjesë të tjera të Tiranës u gjetën në shesh përballë një numri të vogël të forcave të policisë të cilat ishin përqendruar së bashku me Gardën në mbrojtje të Bulevardit u bashkuan të hidhnin shtatoren e diktatorit dhe e realizuan atë.
Nuk e kuptoj pse ky njeri gënjen për gjithçka?!
Do që të marrë merita për gjëra që nuk kanë asnjë lidhje me të. Meritat e Lulzim Bashës janë se di të shesë interesat e shqiptarëve më mirë se edhe Rama vetë. Di të shesë gjithkënd dhe çfarëdo vetëm të rrëmbejë pak pushtet megjithëse fals.
Nga një njeri që nuk as principe, as ideale, as orientim politik mund të presësh gjithçka.
P.S. Fotoja është e shkrepur nga unë. Në atë kohë isha fotoreporter në RD si një nga studentët e dhjetorit që kontribuam për ngritjen e së parës media antikomuniste.