Zbardhet skema/ Si ra në "grackën" e Policisë pastruesja Elida Kodra, rrengu me 2 mijë euroshin

4 February 2023, 15:37Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zbardhet skema/ Si ra në "grackën" e Policisë
Foto ilustruese

Janë zbardhur detaje të reja nga arrestimi i sanitares Elida Kodra, e cila akuzohet se ka grabitur pronarët e banesave ku punonte 

Dyshohet se ajo ka grabitur në banesën e një çifti të moshuarish një shumë rreth 2 mijë eurosh, 300 dollarë dhe 35 000 lekë të rinj.

Burime bëjnë me dije se denoncimi nga pronarët është bërë 3 ditë më parë dhe ata kanë qenë të bindur se paratë ishin marrë nga pastruesja Elida Kodra.

Ditën që ajo u rikthye në banesë për të pastruar, policia i kishte përgatitur një rreng në bashkëpunim me pronarët. Një sasi parash ishin vendosur në një vend dhe është mbajtur në mbikëqyrje derisa i ka futur sërish në çantë.

Gjatë kontrollit i janë gjetur paratë dhe në dëshminë para policisë ka pranuar se ka qenë ajo autore e vjedhjes së shumave të ndryshme të parave.

Gjatë kontrollit të çantës së Elida Kodrës, shërbimet e Policisë gjetën 840 euro, 600 dollarë dhe 40 900 lekë të rinj.


Video