VIDEO/ Dalin pamjet e shpërthimit me tritol te garazhi i Elvis Kosovës!

24 July 2025, 15:54Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO/ Dalin pamjet e shpërthimit me tritol te garazhi i Elvis
Elvis Kosova

Janë publikuar pamjet e shpërthimit me tritol të regjistruar në orët e para të mëngjesit në derën e garazhit të automjeteve të 39-vjeçarit Elvis Kosova.

Video është publikuar nga Klan News, teksa një kamera sigurie nga larg ka xhiruar momentin nga shpërthimi që tronditi këtë mëngjes banorët e rrugës “Peti”, pranë liqenit të Thatë të Tiranës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 3 e 50 minuta të mëngjesit.

Nga shpërthimi u dëmtuan edhe 4 mjete që ishin të parkuara aty pranë.

Grupi hetimor ka sekuestruar pamjet e kamerave në zonë për të bërë të mundur identifikimin e autorëve.

Para oficerëve të policisë, Kosova ka deklaruar se nuk ka pasur konflikte.

Elvis Kosova është një emër i njohur për policinë.

Në gusht të vitit 2024 u ndalua me akuzën e vjedhjes, por pas disa ditësh, u lirua.

Bëhej fjalë për një mjet Audi R8 i cili ishte marrë me qira në Gjermani nga një shtetas turk, i cili ia dha 39 vjeçarit.

Pas disa ditësh ky i fundit e denoncoi të vjedhur në policinë e Tiranës.

Por pas hetimeve, mjeti luksoz u gjet i fshehur në fshatin Prush ndërsa policia ndaloi Kosovën.


Video