Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Banorë të Mirditës janë mbedhur sot në protestë kundër ndërtimit të hidrocentraleve HEC-et në fshatra.
Ata theksojnë se këto projekte do të dëmtojnë rëndë jetesën e tyre, pasi ekonomia e fshatit mbështetet kryesisht në bujqësi dhe blegtori, dy sektorë të cilat janë të rrezikuara nga ndotja dhe ndryshimet që do të sjellë ndërtimi i hidrocentraleve.
Sipas tyre lumenjtë në fshatra po thahen nga uji, si pasojë e ndërtimit të hidrocentraleve.
Banorët janë të vendosur të mbrojnë tokat dhe pasuritë e tyre natyrore dhe kërkojnë të merren masa ose në të kundërt paralajmërojnë për vetëgjyqësi.