“U tërbofsh se na tërbove”/ Aktiviteti i Erisa Feros në TikTok, nga dredhja e të pasmeve tek party-t “e çmendura” (VIDEO)

29 December 2022, 17:37Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“U tërbofsh se na tërbove”/ Aktiviteti i Erisa Feros
Erisa Fero

Policia e Korçës arrestoi ditën e sotme specialisten e AKSH-it, Erisa Fero, së bashku me Likmend Bashën dhe Endri Karajn, ku u kapën në flagrancë në Qafë Thanë duke transportuar rreth 57 kg kanabis me mjetin e tyre.

Burime bëjnë me dije Erisa Fero ishte dhe në një lidhje intime me Likmend Bashën, i cili është djali i një biznesmeni nga Fushë-Kruja.

Nga një vëzhgim i rrjeteve të saj sociale, vihet re se ajo ka qenë shumë aktive ku postonte video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme. Siç duket nga videot e publikuara në TikTok, Fero ka qenë frekuentuese e rregullt e jetës së natës.

28-vjeçarja ka postuar një video ku shfaqet në një lokal nate duke kërcyer nën muzikën e Aurela Gaçes dhe krahas saj shkruan: “U tërbofsh, se na tërbove”.

Nga videot e publikuara vihet re se ajo është dhe militante e Partisë Socialiste. Ajo lëvdon Ramën mbi sigurinë që i ka bërë Kryeministrisë dhe gëzohet për grushtin e Gert Shehut ndaj Sali Berishës.

Fero ishte anëtare e Partisë Socialiste si pjesë e komisionit të numërimit të votave në vitin 2021, kohë kur edhe është kallëzuar në prokurori për manipulim të votave.

 

 

 

 

 

 

 

 


Video