'Pse më hoqe asistencën'? Kjo është 48-vjeçarja që vdiq, pas takimit me kryebashkiaken e Lushnjes (Foto)

29 December 2022, 12:05Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

'Pse më hoqe asistencën'? Kjo është

Kjo është Shpresa Cani,  që ka ndërruar jetë dje në ambientet e bashkisë Lushnjë pasi kishte shkuar të kërkonte llogari se pse i kanë hequr ndihmën ekonomike.

'Pse më hoqe asistencën'? Kjo është

Sipas policisë ajo ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale, por megjithatë pritet përgjigja e ekspertizës mjeko-ligjore për të zbuluar edhe shkakun e vdekjes së saj.

Njoftimi i policisë:

U referuan materialet në Prokurori për vlerësim, pasi në datën 28.12.2022, në ambientet e bashkisë së Lushnjës, ka humbur jetën shtetasja Sh. C., 48 vjeçe, banuese në Fiershegan.

Paraprakisht dyshohet se 48-vjeçarja e ka humbur jetën nga shkaqe natyrale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Video