'Pse më keni hequr asistencën…', Policia: Ja pse vdiq 48 vjeçarja në ambientet e Bashkisë Lushnje (Emri)

29 December 2022, 11:40Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

'Pse më keni hequr asistencën…', Policia: Ja pse vdiq

Shpresa Cani, e cila vdiq ditën e djeshme në ambientet e brendshme të Bashkisë së Lushnjes, nuk ishte e vetme. Teksa ajo ishte futur brenda, për të folur me kryetaren e Bashkisë për ndihmën ekonomike që iu hoq, jashtë institucionit po e priste një familjar. 

Një ditë pas vdekjes së 60-vjeçares Shpresa Cani, Policia ka dalë me një njoftim zyrtar. Ato konfirmojnë vdekjen e gruas brenda ambientet e Bashkisë së Lushnjes. Sipas tyre, dyshohet se 60-vjeçarja ka humbur jetën nga shkaqe natyrale. 

NJOFTIMI I POLICISË:

U referuan materialet në Prokurori për vlerësim, pasi në datën 28.12.2022, në ambientet e bashkisë së Lushnjës, ka humbur jetën shtetasja Sh. C., 48 vjeçe, banuese në Fiershegan. Paraprakisht dyshohet se 48-vjeçarja e ka humbur jetën nga shkaqe natyrale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e djeshme. Cani kishte shkuar në zyrat e bashkisë për të pyetur përse i është hequr ndihma ekonomike. E ndjera shkoi fillimisht tek zyra e informacionit për ndihmën sociale, ndërsa u tha se ka pasur edhe një debat me tone të larta mes saj dhe punonjësve. Edhe pse u thirr një ambulancë, nuk është mundur që 58-vjeçarja të shpëtohet pasi ka ndërruar jetë brenda bashkisë së Lushnjes.


Video