58-vjeçari shqiptar, Zyhdi Hyka, ka ndërruar jetë pasditen e djeshme në poliklinikën Baggiovara të Italisë.
Ai u përplas mbrëmjen e së hënës nga një fuoristradë, teksa po kalonte rrugën në via Fanti, në kryqëzimin me via Gorizia. Zyhdi Hyka u transportua në spital, por nuk ka arritur dot t'ju mbijetojë plagëve të marra.
Nga përplasja, Hyka është hedhur dhe ka rënë përsëri në asfalt. I shpëtuar nga mjekët e dërguar nga 118 dhe duke u shfaqur menjëherë i rëndë, 58-vjeçari u transportua në Qendrën e Traumës të spitalit Baggiovara me kodin e gravitetit maksimal.
Zyhdiu, jetonte prej vitesh në Sassuolo dhe ka lënë pas gruan, dy vajza, një djalë dhe tre nipër e mbesa. Pas marrjes së lejes, trupi i 58-vjeçarit do të transportohet në Shqipëri, ku do ti jepet lamtumira e fundit.
