'Ahmetaj shkon në burg nëse do Rama'/ Artan hoxha: Faturat duhet të hetohen të gjitha

22 December 2022, 13:30Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
'Ahmetaj shkon në burg nëse do Rama'/ Artan hoxha: Faturat
Në foto: Arben Ahmetaj dhe gazetari Artan Hoxha

'Arben Ahmetaj shkon në burg nëse Edi Rama e do brenda atë', kështu është përgjigjur gazetari Artan Hoxha në studion e 'Breaking' në Top News, ku u pyet në lidhje me faturat e paguara nga biznesmeni Klodian Zoto për ish-ministrin.

Artan Hoxha u shpreh se faturat që janë bërë publike duhet të hetohen të gjitha, Rama hiqet sikur nuk ka dijetni por unë nuk e besoj atë.

'Të hetohet përfshirja dhe firmat e Arben Ahmetajt tek inceneratorët, janë vjedhur taksat e shqiptarëve. Fajin duhet ta mbajë qeveria, Arben Ahmetaj shkon në burg nëse Edi Rama e do brenda atë. Faturat që janë bërë publike duhet të hetohen të gjitha, Rama hiqet sikur nuk ka dijetni por unë nuk e besoj atë', u shpreh Artan Hoxha.

Kujtojmë se gazetari Adriatik Doçi, disa ditë më parë dorëzoi një denoncim në SPAK ndaj dy prokurorëve të çështjes Klodian Braho dhe Eneid Nakuçi dhe ndaj ish-ministrit Arben Ahmetaj. Në provat e gjetura pas ekspertimit në kompjuterin e Klodian Zotos del në dritë marrëdhënia dhe njohja mes Zotos dhe Arben Ahmetajt  dhe shërbimet luksoze që iu afruan atij në disa udhëtime bashkëshortore.

Nga shkëmbimi i e-maileve më herët u zbulua rezervimi në Ambasador Suit për shtetasin Mirel Mërtiri, por që në fakt i ftuar kishte qenë ish-ministri Arben Ahmetaj. Për këtë rezervim, në një nga hotelet më të mira të Milanos, Zoto ka paguar për Ahmetajn 1600 euro për 2 netë qëndrimi.

Rezervimi tjetër del në dritë nga një e-mail ku Zoto shfaqet duke paguar gjatë vitit 2016 në Mandarine Oriental Hotel, sërish në Milano, por kësaj here për gruan e Arben Ahmetajt, Erjola Hoxha, si dhe rezervime të tjera si në Vjenë pranë Hotel Sans Souci Vienna, ku Zoto ka paguar vetëm për dy netë rreth 1180 euro.



Video