Temperaturat e larta/ Pushuesit “DYNDEN” drejt bregdetit, trafik i rënduar në Vlorë

21 Qershor 2025, 13:37Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Fundjava ka regjistruar trafik në disa prej akseve kryesore në Vlorë, kjo edhe për shkak të numrit të lartë të pushuesve.

Rruga Transballkanike, por edhe përgjatë vijës bregdetare, kanë regjistruar një numër të lartë automjetesh dhe rrjedhimisht edhe vështirësi në lëvizje.

Një situatë e tillë pritet të na shoqërojë gjatë këtij sezoni, kryesisht në ditët e fundjavës, kur numri i pushuesve rritet ndjeshëm dhe Vlora kthehet në një kaos të vërtetë trafiku.

Video