Shtyhet seanca gjyqësore për çështjen e sterilizimit

11 Qershor 2025, 13:46Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto ilustruese

Seanca e radhës për çështjen e bujshme të sterilizimit është shtyrë nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për shkak të mungesës së disa mbrojtësve ligjorë të të akuzuarve.

Në seancën e zhvilluar sot, ishte e pranishme vetëm mbrojtja e të pandehurës Marsela Serjani, ndërkohë që mungonte mbrojtja për tre të akuzuar të tjerë: Petrit Mersini, Saimir Kadiu dhe Naile Abazi.

Për shkak të kësaj situate, trupi gjykues vendosi shtyrjen e procesit dhe caktoi datën 25 qershor për seancën e radhës, ku pritet të lexohet pretenca nga prokuroria për tetë të akuzuarit.

Ky proces penal po zhvillohet i ndarë nga ai i ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Ndryshe nga tetë të pandehurit e tjerë që kanë kërkuar gjykim të shkurtuar, Beqaj ka zgjedhur të përballet me një proces gjyqësor të zakonshëm.


Video