"Policia! Barkas, barkas!"/ Dalin pamjet e aksionit në Durrës, Xhevdet Plaku dhe të tjerët ishin duke ngrënë, asnjë rezistencë ndaj policisë (VIDEO)

23 Maj 2025, 11:11Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pamje nga aksioni

Ky është momenti ky policia “mësyn” në restorantin në Gjirin e Lalzit, ku po drekonin shtatë personat që ranë në pranga në kuadër të operacionit të koduar “Enigma”.

Mes të arrestuarve është edhe Xhevdet Plaku, i njohur ndryshe edhe si Akili, me 25 identitete, ndaj të cilit ishte lëshuar një urdhër arrest nga autoritetet italiane pasi ishte arratisur nga burgu i Ankonës, ku po vuante dënimin për trafik lëndësh narkotike.

Të arrestuarit e tjerë  janë Flobens Mecia alias Gega alias Drini, Voltan Xhani, Jugert Xhani, Oltion Hasani, Fatjon Qesja  dhe Alfred Hasanaj.  Disa prej tyre, në momentin e ndalimit, ishin edhe të armatosur.  

 

 

 

Video