'Më puthi dy herë, unë nuk doja'/ Çfarë deklaruan vajza 12-vjeçare dhe mësuesi në Prokurori: E përkëdhela!

14 June 2023, 10:10Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
'Më puthi dy herë, unë nuk doja'/ Çfarë
Në foto: Valentin Selmanaj

Detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Kosovë ku mësuesi i cili puthi në buzë nxënësen e klasës së shtatë në Deçan është arrestuar nga policia e Kosovës.

Siç raporton mësuesi i identifikuar si Valentin Selmanaj, është filmuar teksa puth me dhunë në buzë të miturën. Mediat kosovare shkruajnë se kanë konfirmuar se ky incident ka ndodhur javën e kaluar.

Në pamjet e siguruara nga Paparaci, shihet mësuesi Selmanaj duke kryer këtë veprim në një nga klasat e shkollës.

Nxënësja 12-vjeçare, sipas dosjes së prokurorisë të siguruar nga KALLXO.com, ka deklaruar në stacionin policor se i dyshuari V.S. e ka puthur në buzë atë dy herë, pa pëlqimin e saj.

Ndërsa i dyshuari, Valentin Selmana, në deklaratën e tij e pranon që është mësimdhënës i viktimës, se ka qenë në dijeni të moshës së saj, por veprimet e tij kanë qenë vetëm duke e përkëdhelur dhe duke iu vendosur dorën në kokë dhe se i njëjti e ka afruar afër vetit për disa sekonda, tek faqja.


Video