“Më ofenduan”, dalin PAMJET e kanalit që u bë SEBEP i vrasjes së KOMSHIUT në Kamëz!

1 December 2023, 10:13Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Më ofenduan”, dalin PAMJET e kanalit që u bë SEBEP i
Viktima: Maliq Marku/ Autori: Shefqet Hasa

Maliq Marku, autor i vrasjes së Shefqet Hasës dhe plagosjes së Besim Keçës, është marrë në pyetje nga oficerët e policisë së Tiranës. 

"Gjithçka ndodhi shumë shpejt, ata të dy më kanë ofenduar gjatë ditës së djeshme", ka deklaruar ai. 

Para bluve ai ka konfirmuar debatin që kanë patur për mosmarrëveshje për kanalizimet.

VoxNews ka siguruar PAMJET e kanalit që u bë sebep i vrasjes në Kamëz.

Sipas 70-vjeçarit ka kërkuar të sqarohet me fqinjët por situata doli nga kontrolli dhe në gjaknxehtësi e sipër mori armën në shtëpi dhe qëlloi ndaj tyre.

Ai pretendon se ka qëlluar për vetëmbrojtje dhe ka shprehur pendesë për veprimin.


Video