EMRI/ I dha telefonin Veliajt gjatë shoqërimit nga Durrësi, SPAK i komunikon akuzën edhe policit të burgjeve!

23 July 2025, 14:48Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
EMRI/ I dha telefonin Veliajt gjatë shoqërimit nga Durrësi, SPAK
Erion Veliaj

SPAK i ka komunikuar akuzën edhe një polici të burgjeve, i cili dha kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj një telefon gjatë shoqërimit të tij nga Durrësi.

Fatjon Baci, i cili i dha telefonin për të komunikuar kryebashkiakut Veliaj gjatë kohës që transportohej nga IEVP Durrës në Apelin e Posaçëm për masën e sigurisë.

Hetimet e SPAK kanë çuar në vendimin për të ngritur akuzat ndaj punonjësit të burgjeve, ndërsa prokuroria vazhdon të zhvillojë hetime për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes.


Video