E shkarkoi nga puna, punonjësi godet me grusht drejtorin Agjencisë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve!

10 Qershor 2026, 12:36Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Drejtor i AKEM, Dhimitraq Prishka

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim një person, i dyshuar se ka ushtruar dhunë fizike ndaj drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve (AKEM), institucion në varësi të Ministrisë së Mjedisit.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti të lidhur me largimin nga puna të shtetasit të shpallur në kërkim.

Ai mësohet se ka pritur drejtorin jashtë ambienteve të ministrisë, ku fillimisht ka pasur një debat verbal dhe më pas e ka kanosur dhe goditur me grusht.

E shkarkoi nga puna, punonjësi godet me grusht drejtorin Agjencisë
Dhimitraq Prishka

Pas incidentit, autoritetet kanë nisur menjëherë hetimet dhe punën për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.


Video