Armë, eksplozivë dhe municion luftarak/ Këta janë 4 të arrestuarit e grupit që u godit në Tiranë!

10 Qershor 2026, 12:15Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kevin Vila ne kerkim

Armë, eksplozivë dhe municion luftarak/ Këta janë 4 të

Publikohen fotot e të arrestuarve dhe të të shpallurve në kërkim në kuadër të operacionit që çoi në goditjen e një grupi që shiste armë dhe eksplozivë në Tiranë. 


Në pranga u vunë Marsel Varka, Elsaed Maqinaj, Fabian Zako dhe Kristaq Biba, ndërsa në kërkim u shpallën Kevin Vila dhe Bledar Avdillari.

Më herët janë arrestuar edhe Donati Jaku, Florian Gjeta, Urim Meta, Ligor Mehmet dhe Klodian Mustafa.

Sipas policisë, këta persona së bashku me të tjerët të arrestuar më parë siguronin dhe shisnin në zona të ndryshme të Tiranës armë zjarri, lëndë plasëse dhe municion luftarak.

Policia iu sekuesttoi 7 armë zjarri  (4 pistoleta dhe 3 automatikë), municion luftarak dhe sende të tjera që do t’i shërbejnë hetimit.



Video