A është profesionale dhe e aftë kjo polici, për protesta të dhun...
16 October, 18:54Fokus
Një aksident automobolistik është regjistruar pasditen e kësaj të hëne në lagjen "Gurra" të Lezhës. Mësohet se tre automjet janë përplasur me njëra-tjetrën dhe siç shihet në fotot e mëposhtme, njëra prej tyre është kthyer përmbysë.
Nga informacionet paraprake, mësohet se dy persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave te këtij aksidenti nga i cili është bllokuar dhe aksi i vjetër rrugor Lezhë-Milot.