Protesta, dhunë, shtetrrethim: Nga Franca deri në Shqipëri, pse ...
20 October, 23:47Fokus

Peshëngritësi dhe sportisti i njohur shqiptar Erkand Qerimaj është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
Të shumta ishin pikëpyetjet se me çfarë lidhet kjo vizitë e sportistit të njohur në Prokurorinë e Posaçme.
Në një reagim Facebook, Qerimaj ka shpjeguar arsyen e paraqitjes në SPAK, duke u shprehur se nuk është nën hetim nga prokuroria.
“Nuk kam fletëthirrje, po bëj kallëzim”, është shprehur Qerimaj shkurtimisht.
Gazetari i Top Channel, Endi Tufa bën me dije se kallëzimi i Qerimajt lidhet me presidentin e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza.
Me këtë të fundit, Qerimaj ka pasur edhe më parë përplasje dhe e ka akuzuar për shkelje të ndryshme dhe abuzim me fondet.