Manchester United regjistroi fitoren e parë sezonale në Premier League. “Djajtë e Kuq” triumfuan 5-2 me përmbysje ndaj Ipswich, në duelin e javës së dytë.
Pas një nisje të vështirë, ku miqtë gjetën avantazhin me Davis në minutën e 29-të, United ia doli të rikthejë situatën në favor.
Fillimisht, Bruno Fernandes barazoi në minutën e 40-të, pas një gafe në prapavijën e Ipswich. Fraksioni i dytë, foli i gjithi për skuadrën e Michael Carrick.
Autogoli i Greaves i dha avantazhin vendasve në minutën e 56-të, para se Bruno Fernandes të shënonte edhe dy gola të tjerë, për të kompletuar tripletën.
Në fund, rrugën e rrjetës e gjeti edhe Mbeumo që vulosi fitoren. Në shtesë, Ipswich shënoi me Akpom, por goli kishte vetëm vlerë statistikore.
Kjo është fitorja e parë për United, pas humbjes në javën e parë ndaj Hull Cityt.