Trajneri i Salah dhe Muçit jep dorëheqjen, klubi nuk e pranon

28 Gusht 2026, 18:47Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Trabzonspor është përballur me një situatë të pakëndshme pas humbjes ndaj Ferencvaros dhe eliminimit në “play off” të Europa League.

Pas ndeshjes, trajneri Fatih Tekke deklaroi dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës. Megjithatë, drejtuesit e Trabzonspor kanë vendosur të mos e pranojnë dorëheqjen e teknikut.

Klubi ka konfirmuar se Fatih Tekke do të vazhdojë të qëndrojë në detyrën e tij.

Trajneri pritet të drejtojë skuadrën edhe në ndeshjen e ardhshme të kampionatit kundër Amedspor. Situata vjen vetëm pak javë pasi Salah iu bashkua Trabzonspor për të qenë pjesë e projektit të ri të klubit turk.

Eliminim nga Europa League ka sjellë pasoja të menjëhershme në ambientin e skuadrës, por klubi ka zgjedhur të vazhdojë me Fatih Tekke në pankinë.


Video