Stuhi dhe rrufe, arbitri ndërpret ndeshjen Gjermani-Danimarkë

29 June 2024, 21:53Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Stuhi dhe rrufe, arbitri ndërpret ndeshjen Gjermani-Danimarkë
Stuhi dhe rrufe, arbitri ndërpret ndeshjen Gjermani-Danimarkë

Ndeshja Gjermani-Danimarkë është ndërprerë në minutën e 36 pasi një rrufe e shkarkuar në afërsi të stadiumit të Dortmundit bëri që arbitri të vendoste se do ishte më mirë që lojtarët të futeshin në dhomat e zhveshjes.

Zhurma e fortë duket se e trembi gjyqtarin anglez Michael Oliver, i cili drejtoi të dyja skuadrat fillimisht pranë stolave të tyre dhe më pas në dhomat e zhveshjes.

Disa sekonda më vonë, filloi një rrebesh i rrëmbyer.


Video