Topi i futbollit me të cilin Diego Maradona shënoi golin e famshëm me “Dorën e Zotit” në Kupën e Botës 1986 është shitur në ankand për 3,3 milionë dollarë.
Legjenda argjentinase e goditi topin me dorë, duke e kaluar mbi portierin Peter Shilton, në fitoren 2-1 të Argjentinës ndaj Anglisë në çerekfinale.
Pas ndeshjes, ai u tha gazetarëve se goli ishte shënuar “pak me kokën e Maradonës dhe pak me dorën e Zotit”.
Mediat bëjnë me dije se vlera e këtij topi është e rrallë, sepse është i vetmi që ekziston nga ajo ndeshje ikonike.
Tuniziani Ali Bin Nasser, i cili ishte arbitri i ndeshjes, e mori topin Adidas Azteca dhe e mbajti për më shumë se tre dekada.
Në vitin 2023, ai nënshkroi një deklaratë për të konfirmuar se ky ishte i vetmi top i përdorur gjatë ndeshjes.
Bin Nasser e shiti topin në vitin 2022 për 2,3 milionë dollarë.
Pronari i ri e nxori sërish në ankand në vitin 2023, por topi nuk u shit, pasi ofertat nuk arritën vlerën minimale të përcaktuar.
Fanella e veshur nga Maradona gjatë së njëjtës ndeshje u shit për 9,7 milionë dollarë në ankand në vitin 2022.