Sherri në finalen e Botërorit, FIFA me dorë të hekurt ndaj Argjentinës: 10 ndeshje pezull për Paredes, 7 për Molinën

21 Gusht 2026, 18:04Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sherri në finalen e Botërorit

FIFA ka marrë masa disiplinore ndaj disa futbollistëve dhe pjesëtarëve të stafit të Argjentinës dhe Spanjës pas përplasjes së ndodhur pas finales së Botërorit.

Leandro Paredes është pezulluar për 10 ndeshje dhe është gjobitur me 90 mijë dollarë për sjellje të dhunshme ndaj Gavi.

Nahuel Molina ka marrë 7 ndeshje pezullim dhe një gjobë prej 90 mijë dollarësh për goditjen ndaj Rodrit.

Thiago Almada është pezulluar për 1 ndeshje dhe është gjobitur me 30 mijë dollarë, ndërsa Roberto Ayala ka marrë 3 ndeshje pezullim dhe 30 mijë dollarë gjobë për goditjen ndaj Dani Olmos.

Nga ana e Spanjës, Gavi është pezulluar për 1 ndeshje dhe është gjobitur me 30 mijë dollarë.

Federata Argjentinase e Futbollit është gjobitur me 321 mijë dollarë për sjelljen e ekipit dhe koreografitë apo gjestet diskriminuese të tifozëve. AFA duhet të paguajë edhe 91 mijë dollarë të tjera për hedhjen e sendeve në fushë, vonesat në fillimin e ndeshjeve dhe shkeljet e protokollit të sigurisë së FIFA-s.


Video