Mesfushori largohet nga Juventusi, zyrtarizohet në Turqi

28 Gusht 2026, 20:05Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Fabio Miretti

Fabio Miretti do të nisë një aventurë të re jashtë Italisë për sezonin 2026/2027. Mesfushori është transferuar zyrtarisht te Besiktas në formë huazimi deri më 30 qershor 2027.

Lajmi është konfirmuar përmes një komunikate zyrtare nga vetë klubi i Juventusit. Bardhezinjtë do të përfitojnë 2 milionë euro për huazimin njëvjeçar.

Përveç kësaj, marrëveshja përmban edhe të drejtën e blerjes nga ana e klubit nga Stambolli.

Nëse Besiktas vendos ta blejë kartonin e tij, do t’i paguajë Juventusit edhe 13 milionë euro të tjera të ndara në tri këste.

Kjo lëvizje i jep mundësi lojtarit italian të marrë më shumë minuta, të cilat i munguan te Juventusi.


Video