Merkatoja yjore nuk mjafton, Tottenhami shembet që në start, një debutim i tmerrshëm në Premier League

22 Gusht 2026, 20:32Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Pavarësisht një merkatoje ku ka harxhuar më shumë se 400 milionë euro, Tottenham e ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme sezonin e ri në Premier League, duke pësuar një humbje të thellë 3-0 në transfertë përballë Brentfordit.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Roberto De Zerbi dështoi të linte gjurmë në javën e parë, ku vendasit dominuan që në start.

Keane Leëis-Potter zhbllokoi shifrat në minutën e 12-të pas një aksioni të ndërtuar nga Mamadou Sangare dhe Dango Ouattara, ndërsa para fundit të pjesës së parë Vitaly Janelt shfrytëzoi një pasiguri të portierit Antonin Kinsky për të dyfishuar avantazhin.

Në pjesën e dytë, Michael Kayode shënoi golin e tretë, ndërkohë që Brentford humbi edhe një penallti me anë të Igor Thiago-s që goditi shtyllën.

Përpjekjet e Spurs me anë të Mikey Moore u ndalën nga portieri Caoimhin Kelleher, duke vulosur kështu një fitore historike për “Bletët”, të cilët regjistruan suksesin e parë në histori ndaj Tottenhamit në këtë stadium në kampionat.


Video