Kush është truproja e re e Cristiano Ronaldos: Vaz, një ushtar “intimidues dhe agresiv”

9 Prill 2025, 12:12Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Claudio Miguel Vaz është truproja e re e portugezit Cristiano Ronaldo. Pikërisht atij CR7 i ka besuar shërbimet e sigurisë dhe mbrojtjes për veten dhe familjen e tij: ka dashur të bëjë një shkëputje të qartë nga e kaluara dhe t’i forcojë masat e sigurisë pas kërcënimeve të shpeshta në rrjetet sociale gjatë javëve të fundit. Një situatë që me të vërtetë ka pasur arsye për t’u marrë seriozisht, duke parë nivelin e armiqësisë së shfaqur.

Për këtë arsye, kampioni portugez ka zgjedhur të ketë pranë vetes një përgjegjës të ri sigurie, që ta ndjekë hap pas hapi si një hije. Nëse për dy vëllezërit binjakë, ish-komando, që e shoqëronin më parë dihej pothuajse gjithçka, për truprojën e re informacionet janë shumë më të pakta. Në imazhet e rralla që qarkullojnë në internet, ai shihet duke përdorur armë, duke karikuar pistoleta, duke u stërvitur intensivisht në përleshje trup më trup dhe duke qëlluar në poligon. “Të mbroj, deri në frymën time të fundit”, është një nga frazat ikonike që e shoqëron në përditshmërinë e tij.

Kush është truproja e re e Cristiano Ronaldos: Vaz, një ushtar

Fraza ikonike…


Ka edhe një tjetër frazë që tregon nivelin e përkushtimit të tij, pa marrë parasysh koston: “Papritur të gjithë duan të bëhen CPO/EP/Bodyguard… punë e bukur, apo jo? Vetëm pse mendon se je më i çmenduri në qytet dhe nuk ke frikë të vdesësh, nuk do të thotë se dikush do të të besojë jetën për ta mbrojtur. Dhe çfarë mund të thuash për cilësitë e tua si njeri? Kush je ti? Të flasim për jetën private? Gratë, të dashurat, fëmijët, ditëlindjet, Krishtlindjet… vetëm pse dëshiron këtë jetë, nuk do të thotë që kjo jetë të do ty”.

Çdo person i famshëm që punëson si truprojë Claudio Miguel Vaz e di që ai është aty, edhe nëse në dukje nuk e sheh. Ai vetë shmang famën publike dhe preferon të qëndrojë larg vëmendjes, i përqendruar vetëm në punën e tij, të ndërtuar falë formimit të tij paramilitar dhe përvojës në terren. “Mendoj se ka ardhur koha të dal nga dritat e skenës dhe të vazhdoj të punoj në hije. Po mendoj të mbyll llogarinë time në Instagram dhe të distancohem nga rrjetet sociale”, është një nga mesazhet e pakta që ka shpërndarë dy vite më parë dhe që tregon mirë qasjen e tij ndaj punës.

Reputacion i nivelit të lartë

Reputacionin e tij e ka ndërtuar hap pas hapi, duke fituar besimin e shumë artistëve portugezë, mes tyre edhe reperin me origjinë nga Angola, NGA (emri i vërtetë Edson Wildbrand Silva), i cili pas ndarjes së prindërve u transferua që i vogël në Portugali dhe u bë një yll i muzikës rap.

Kush është truproja e re e Cristiano Ronaldos: Vaz, një ushtar

“Kur nisa rrugëtimin tim në sektorin e mbrojtjes së afërt, gjithçka ishte ndryshe… – shkruan Vaz në një postim pranë një fotoje me futbollistin e Milanit, Leao – Isha shumë i përqendruar për t’u zhvilluar si profesionist, për t’u bërë më i mirë, për t’u ofruar siguri njerëzve me të cilët punoja dhe për të pasur diçka për të ngrënë në tavolinën time të zbrazët. Kanë kaluar më shumë se 6 vite që unë ushqehem dhe paguaj faturat me këtë punë që nuk është aspak argëtuese”.

NGA është vetëm një nga shumë personazhet e njohur që kanë zgjedhur Vaz si truprojë. Reputacioni i tij është rritur aq shumë sa është kërkuar edhe nga shumë futbollistë të tjerë portugezë si Leao dhe Gelson Martins. CV-ja dhe referencat e tij e kanë bërë të preferuar edhe për Cristiano Ronaldon. Ylli portugez e ka zgjedhur pavarësisht disa kritikave ndaj stilit të tij më agresiv dhe frikësues krahasuar me truprojat e mëparshme.

Efekt i menjëhershëm


Diferenca në interpretimin e rolit të tij u pa qartë në një video gjatë udhëtimit të fundit të Georgina Rodriguez në Paris, me rastin e Javës së Modës: sapo zbriti nga makina, partnerja e Ronaldos ishte nën mbikëqyrje të rreptë, ndërsa Vaz ua bëri jetën të vështirë edhe fotografëve. Si? Duke përdorur një elektrik dore me dritë të ndezur e të fikur, që i pengonte ata të bënin foto. Një sjellje tejet ‘reaktive’, “frikësuese dhe agresive” (sipas burimeve pranë ish-yllit të Real Madrid, të cituara nga mediat spanjolle), e padëgjuar më parë. Por ndoshta pikërisht këtë kërkonte dhe kërkon Cristiano Ronaldo.

Video