Kristjan Asllani drejt Arabisë Saudite

25 Gusht 2026, 18:02Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

E ardhmja e mesfushorit shqiptar Kristjan Asllani duket se është jo vetëm larg Inter por edhe larg Serie A. I rikthyer në skuadër pas huazimeve, fillimisht nga Torino dhe më pas nga Beshiktash, lojtari nuk është në planet e trajnerit Cristian Chivu.

Prej ditësh, qëllimi i menaxhmentit të klubit zikaltër është t’i gjejë atij një shtëpi të re para përfundimit të merkatos. Opsioni i transferimit te Monza u mbyll menjëherë, por tani po hapet një tjetër për një transferim jashtë vendit.

Sipas mediave italiane, skuadra e Al Jazira po ndjek mesfushorin 24-vjeçar shqiptar, të cilët thuhet se kanë filluar tashmë bisedimet me Inter për të siguruar lojtarin në formë huazimi deri në fund të sezonit që sapo ka nisur.

Nga ana e tij, klubi zikaltër dëshiron një transferim të përhershëm për mesfushorin e kombëtares kuqezi. Asllani vlerësohet rreth 10-12 milionë euro nga Inter, ndërkohë që zhvillime të reja priten në orët e ardhshme.


Video