Standard i ri i SPAK - Komunikon akuza për “pastrim parash” e “k...
9 Shtator, 18:51Fokus

Interi e ka nisur sezonin e ri, aty ku mbylli të kaluarin. Kampionët në fuqi e nisën Serinë A, me një fitore të thellë 4-1 ndaj Monzës në shtëpi.
Skuadra e Cristian Chivut gjeti avantazhin shumë shpejt, falë një supergoli të shënuar nga Hakan Çalhanoglu në minutën e 6-të.
Miqtë nuk u dorëzuan dhe barazuan shifrat në minutën e 29-të me Varela, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.
Fraksioni i dytë nuk kishte shumë histori. Zielinski riktheu avantazhin në minutën e 48-të, ndërsa Pio Esposito shënoi të tretin 7 minuta më vonë.
Ndeshjen e vulosi Bisseck në minutën e 63-të, ku shënoi për 4-1.
Në duelin tjetër, Como zhgënjeu, pasi nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj Udineses në transfertë.