Hera e parë në histori/ Ekipi i Bonuçit i besohet një trajnereje femër

16 Nëntor 2023, 12:09Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Marie-Louise Eta

Marie-Louise Eta është gati të bëhet femra e parë në histori, që merr drejtimin e një skuadre meshkujsh në Bundesligën gjermane. Zëvendësja e Marco Grote, trajner i ekipit U-19 të Union Berlin, do të vihet në krye të ekipit të pare, post që do ta trashëgojë nga Urs Fischer.

Çuditërisht, dy ditë më parë, Benjamin Eta, bashkëshorti i Marie-Louise dhe gjithashtu trajner, u shkarkua nga Weiche Flensburg (skuadra gjermane e kategorisë së katërt). Duke u rikthyer tek Union Berlin, skuadra ku u transferua gjatë verës Leonardo Bonuçi, rivali i Napolit në Champions League, nuk ka marrë pikë që nga fundi i gushtit në në Bundesligë.

Për pasojë u zyrtarizua ndarja nga trajneri zviceran Fischer (me të cilin e kanë ndërprerë konsensualisht kontratën), një nga arkitektët kryesorë të ngritjes së pabesueshme të Union Berlin që nga ardhja e tij në korrik 2018.

“Për mua personalisht, dhe ndoshta për të gjithë tifozët e Union Berlin, ky është një moment shumë i trishtuar, – tha Dirk Zingler, president i klubit. – Më vjen keq që nuk mundëm ta ndërprisnim trendin negativ të javëve të fundit".

Fischer ishte në stolin e bardhekuqve që kur Union Berlin u ngjit në Bundesligë për herë të parë më 2019. Më pas e udhëhoqi ekipin gjerman drejt Ligës së Konferencës më 2021 dhe Ligës së Europës vitin e ardhshëm.

Sezonin e kaluar, klubi i kryeqytetit gjerman ishte befasia e madhe, duke e udhëhequr Bundesligën për një periudhë të caktuar dhe përfundimisht përfunduar në vendin e katërt, duke u kualifikuar kështu në Ligën e Kampionëve. Pasi u shortua në një grup me Real Madridin, Napolin dhe Sporting Braga, ekipi gjerman mori vetëm një pikë në katër ndeshje (në ‘Maradona’ kundër Napolit të Rudi Garcia).

Sezoni në Bundesliga nisi pozitivisht me tri fitore, por më pas rrugëtimi i Union Berlin është kthyer në makth, me një seri prej 14 ndeshjesh pa fitore, 13 humbje radhazi dhe më pas një barazim në Napoli, nga 28 gushti, në të gjitha garat.

Video