Standard i ri i SPAK - Komunikon akuza për “pastrim parash” e “k...
9 Shtator, 18:51Fokus

Real Madrid siguroi fitoren e tretë radhazi, në po kaq ndeshje të luajtura në La Liga. Madrilenët e drejtuar nga Jose Mourinho, triumfuan pastër me rezultatin e thellë 4-0 ndaj Malagas.
Vendasit e nisën ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme dhe pjesën e parë e mbyllën në avantazh të tre golave.
Bellingham zhbllokoi takimin në minutën e 19-të, para se Herrero të shkaktonte autogol në minutën e 26-të. Vetëm 4 minuta më vonë, Mbappe realizoi të tretin për Realin.
“Vulën” e vendosi Arda Guler, që shënoi të katërtin në shtesë, pas një asisti të marrë nga Vinicius.
Me këtë sukses, Reali merr kryesimin e renditjes me 9 pikë, pas tre javëve të para.