Ditën e sotme do të mbahen zgjedhjet për kreun e ri të Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Votimi ka filluar që prej orës 08:00 dhe do të përfundojë në orën 18:00.
Qendrat e votimit janë të ndara sipas degëve të Partisë Demokratike dhe në garë janë 6 kandidatë.
Në fletën e votimit kandidatët renditen si më poshtë:
1. Alesia Balliu,
2. Arnold Kariqi
3.Artion Barjamaj
4. Barbara Doda
5. Besart Xhaferi
6. Mariglend Doçi
Për të votuar njërin prej tyre duhet të vendosësh shenjën "X" tek kutia për karshi emrit që dëshiron të zgjidhet në krye të FRPD-së.
Grupi i punës përbëhet nga pesë të rinj demokratë që do të menaxhojnë procesin zgjedhor në FRPD dhe ata janë: Klodian Lata, Megi Balliu, Spiro Vaso, Anxhela Malko dhe Nikolin Çali.