Rama publikon foton nga takimi me partitë shqiptare të Maqedonisë së Veriut: Qoftë një vit i mbarë

10 January 2023, 22:34Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama publikon foton nga takimi me partitë shqiptare të Maqedonisë
Rama dhe liderët e partive shqiptare në Shkup

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar mbrëmjen e një takim me liderët e partive shqiptare të Maqedonisë së Veriut.

Nga mbledhja e takimit Rama ka publikuar një foto ku shihen liderat e partive shqiptare të RMV ku mes tyre ndodhet dhe  ministrja e Evropës dhe Punëve të Jashtme  Olta Xhaçka.

Ende nuk dihet arsyeja e mbledhjes së kreut të qeverisë shqiptare me liderat ndërsa  mendohet se ka lidhje me ndryshimet kushtetuese që ka kërkuar Bullgaria për Maqedoninë e Veriut. Por çështja ka shkaktuar përplasje në Shkup, pasi opozita maqedonase ka deklaruar se nuk do ta votojë ndryshime të tilla dhe kërkon zgjedhje të parakohshme në maj të këtij viti.


Video