"Rama është nën hetim dhe përgjim nga FBI"/ Ja DOKUMENTI që lexoi Berisha

30 January 2023, 13:35Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Rama është nën hetim dhe përgjim nga FBI"/ Ja
Sali Berisha

Kreu i PD-së Sali Berisha ka hedhur akuza të rëndsa sërish ditën e sotme ndaj kryeministrit Rama për arrestimin e  ish-zyrtarit të lartë të FBI-së në New York, Charles McGonigal, i cili mes të tjerash akuzohet dhe se ka marrë qindra mijëra euro nga një punonjës i sigurimit në Shqipëri në vitin 2017.

Pavarësisht mohimit nga ana e Ramës, Berisha pretendon se kreu i qeverisë shqiptare është nën hetim nga FBI-ja dhe për këtë ai tregoi një dokument.

Bëhet fjalë për dokumentin e mëposhtëm, ku kryeministri Edi Rama është zyrtari i vetëm që përmendet nominalisht me emër dhe ku thuhet se bisedat, takimet, udhëtimet dhe kontaktet e McGonigal me Agron Nezën dhe Ramën duhet të paraqiten në Gjykatë.

"Të gjithë ata që thonë se nuk është nën hetim, mashtrojnë më mënyrë të paskrupullt. Një urdhër i tillë është hetim, hetim dhe vetëm. Dhe ky urdhër thotë se e kam lexuar në shtator dhe po e lexoj përsëri:

-Regjistrime, dokumente, materiale të lidhura me sa vijon,
Çdo dhe të gjithë regjistrimet, materialet nën posedim, që dokumentojnë çdo komunikim personal, përfshi, por jo vetëm të mesazheve, teksteve celulare, mesazheve, emaileve elektronike, mesazheve të enkriptuara, mesazhet zanore, letrat, shënimet mes jush dhe Charles McGonigal lidhur me pikat në çështjet që vijojnë: Agron Neza, Lou Bladel- paraardhës i McGonigal në disa kontrata me Edi Ramën, qeveria e Republikës së Shqipërisë ose çdo person i lidhur me qeverinë e Republikës së Shqipërisë.

A e kuptoni? Çdo person i lidhur me qeverinë e Republikës së Shqipërisë, përfshirë, por jo kufizuar, kryeministrin Edi Rama." tha Berisha gjatë fjalës së tij.

Ndër të tjera, lideri demokrat tha dhe se disa ministra të Qeverisë, i kanë paraqitur dorëheqjen kryeministrit Rama për shkak të takimeve me Charles McGonigal.

"Rama është nën hetim dhe përgjim nga FBI"/ Ja


Video