Protestuesi para Kryeministrisë: Të ngrejmë një Kuvend Kombëtar, sepse protesta s'mund të vazhdojë pafundësisht

10 Qershor 2026, 19:15Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Tubimi i kësaj të mërkure është cilësuar si protestë mbarëkombëtare, me thirrje për pjesëmarrje edhe nga shqiptarët jashtë kufijve të Shqipërisë. Organizatorët e lidhin këtë datë me përvjetorin e themelimit të Lidhjes së Prizrenit, duke e konsideruar atë një simbol të bashkimit kombëtar.

Një nga protestuesit që mori fjalën në foltoren e vendosur para Kryeministrisë bëri thirrje për ngritjen e një Kuvendi Kombëtar. 

 “Një nga debatet kanë qenë që nismëtarët të dalin apo jo? Unë jam që për të shpëtuar protestën nismëtarët të shpallen dhe më pas të ngrihet një Kuvend kombëtar nga të gjitha grupet, të gjitha krahinat.

Kjo është domosdoshmëri sepse protesta nuk mund të vazhdojë pafundësisht. Nëse kjo protestë humbet, do të instalohet një diktatorë 10 herë me e egër se kjo që kemi. Për të sjellë Shqipërinë e re, dihet të instalojmë një sistem të ri. Të bëhen bashkë me një tryezë të madhe.

Na duhet një tryezë kombëtare, një Kuvend Kombëtar. Ju bëj thirrje të gjithëve që jeni në shesh, të mos e nënvlerësojnë. Ejani të ngremë një Kuvend kombëtar gjithëpërfshirës, përveç sistemit të vjetër dhe përveç atyre forcave që duken si të reja po nuk janë”, tha ai.


Video