EMRAT: Nga sekretari i Përgjithshëm, tek nënkryetarët - Ja kandidatët për strukturat drejtuese të PD, që pritet të zgjidhen nesër

14 Korrik 2026, 18:38Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Flamur Noka, ndryshe nga disa prej kolegëve të tij që kanë vendosur të tërhiqen, do të kërkojë një mandat të dytë në postin e sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike.

Për tre postet e nënkryetarëve pritet të ketë garë mes disa emrave të njohur, ndërsa Gazment Bardhi do të jetë pjesë e drejtimit “ex officio”.

Agron Gjekmarkaj dhe Oerd Bylykbashi kanë njoftuar se nuk do të rikandidojnë, ndërsa Luçiano Boçi pritet të kërkojë një mandat të dytë.

Në listën e emrave që përfliten për postin e nënkryetarit janë edhe Belind Këlliçi, Bardh Spahia dhe Klevis Balliu.

Statuti i Partisë Demokratike parashikon që dy vendet e mbetura vakante nga tërheqja e Gjekmarkajt dhe Bylykbashit të plotësohen me gra.

Për këtë arsye, një nga emrat që përflitet më shumë për t'u ngjitur në postin e nënkryetares është Albana Vokshi.

Ndryshime priten edhe në Forumin Rinor të Partisë Demokratike ku Besart Xhaferraj i cili prej vitesh drejton FRPD-në nuk do të kandidojë sërish.

Nga gara është tërhequr edhe Ivi Kaso, i cili për 12 vite ka mbajtur postin e sekretarit për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore.

Po ashtu, Adriana Kalaja ka bërë të ditur se nuk do të rikandidojë për një mandat të ri në Komisionin e Apelimit.


Video