"E përqafova dhe i thashë i gjithë populli të përqafon" - I moshuari që priti 5 orë, takohet me Ramën: I tha Ilirit, t'ja bësh rrugën me asfalt

23 Gusht 2026, 22:43Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Një banor  i fshatit Homçan, në Pogradec, arriti të takonte kryeministrin Edi Rama, pas një kërkese që bëri publikisht në media.

I moshuari, Çelnik Shtupalli, 78 vjeç, tregoi se kishte pritur rreth pesë orë me shpresën për të takuar kryeministrin dhe kryebashkiakun, për t'i falënderuar për zgjidhjen e disa problemeve që kishte ngritur më parë.

Dëshira e tij mori përgjigje shpejt. Pas një mbledhjeje shtatë-orëshe me drejtues politikë të qarqeve, Rama kërkoi që të organizohej një takim me të.

I thashë kryeministrit për të bërë rrugën e fshatit Homçan. Populli është i vuajtur shumë prej baltës dhe prej rrugës së keqe.

Prandaj i fola kryeministrit që mata rruga është katër kilometra. E kisha besimin që mund të më takojë sepse unë i kam vajtur edhe herë të tjera dhe ia shtrova përfundimisht këtë problem për të bërë rrugën me asfalt.

Kryetari i Bashkisë më ka thënë që do e bëjmë, por unë iu drejtova Edi Ramës. Faleminderit shumë Edi Ramës se i tha Ilirit, t'ja bësh rrugën me asfalt.

E përqafova dhe i thashë i gjithë populli të përqafon për të gjithë punën e madhe që ke bërë për Shqipërinë”, tha i moshuari në një video.


Video