
Kryeministri Edi Rama premtoi në Bruksel, se Shqipëria do shfuqizojë ligjin për investimet strategjike.
Kjo, pasi sipas tij, ky ligj tashmë e ka përmbushur misionin e vet.
Ndërsa për ligjin e zonave të mbrojtura tha se nuk ka pse shfuqizojnë asgjë, pasi është ndër ligjet më të mira.
"Na duhet të shfuqizojmë ligjin për investimet strategjike, që është diçka për të cilën kemi disa kohë që kemi rënë dakord. Ky ligj e ka përmbushur misionin e vet dhe po punojmë për atë që do ta zëvendësojë këtë ligj.
Për ligjin tjetër nuk kemi asgjë për të shfuqizuar, edhe pse ka pasur rezolutë në Komisionin Evropian. Duhet të ndryshojmë gjithçka që nuk është në pajtim me standardet evropiane.
Ligji për investimet strategjike do të anulohet. Ai për zonat e mbrojtura është nga më të mirët që kemi dhe kemi punuar shumë fort për ta hartuar.
Është i pari në vend, nuk kishim një të tillë. Na duhet të trajtojmë pjesë specifike, të cilat duhet të jenë në pajtim të plotë me standardet e BE-së", tha Rama.