Dorëheqje masive në Bashkinë Elbasan dhe Librazhd pas kërkesës së kryeministrit Edi Rama

14 Korrik 2025, 13:30Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Edi Rama në Elbasan

Pas thirrjes së kryeministrit Edi Rama për një riformatim të strukturave drejtuese në nivel vendor, kanë dhënë dorëheqjen administratorët e njësive administrative dhe nënkryetarët e bashkisë Elbasan dhe Librazhd.

Burime bëjnë me dije se dorëheqjet janë dorëzuar këtë të hënë, në vijim të një procesi të nisur pas deklaratës së kryeministrit, i cili kërkoi largimin e të gjithë drejtuesve vendorë që nuk kanë arritur të japin rezultatet e pritshme në shërbim të qytetarëve.

Kujtojmë se gjatë një takimi me krerët e bashkive dhe drejtues të PS, Rama theksoi nevojën për një qasje të re në administrimin vendor, duke kërkuar largimin e menjëhershëm të atyre që, sipas tij, janë bërë “pengesë për ndryshimin”.

 


Video