Bajram Begaj takohet me raportuesen për Shqipërinë në PE, zbardhen detajet e bisedës

26 January 2023, 17:57Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Bajram Begaj takohet me raportuesen për Shqipërinë në
Bajram Begaj dhe Isabel Santos

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka zhvilluar ditën e sotme një takim në Presidencë me raportuesen për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos.

Në fokus të diskutimit ka qenë anëtarësimi i Shqipërisë në BE  dhe sfidat reformuese e zhvilluese të vendit

Sipas njoftimit nga Presidenca, Begaj ka vlerësuar punën dhe kontributin e eurodeputetes Santos dhe të kolegëve të saj në përgatitjen e raportit të vitit të shkuar për Shqipërinë, duke nënvizuar realizmin e tij dhe frymën mbështetëse për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare BE-Shqipëri.

Kreu i shtetit ka vlerësuar dhe mbështetjen e rëndësishme që Parlamenti Evropian i ka dhënë procesit të zgjerimit të BE me Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, duke nënvizuar, se “mbështetja e Parlamentit Evropian është e nevojshme për arritjen e objektivave të vëna në kuadër të procesit të negociatave dhe zhvillimit të takimit të dytë ndërqeveritar BE-Shqipëri”.

Duke u ndalur tek zhvillimet e reja gjeopolitike, pas agresionit ushtarak rus në Ukrainë, Begaj theksoi, se Shqipëria do të mbetet gjithmonë një partner shumë i besueshëm në kuadër të politikës së jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit Evropian dhe do t’i bashkohet gjithmonë vendimeve e qëndrimeve të BE-së në këto drejtime.

Të dy bashkëbiseduesit u ndalën dhe në zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe sfidat specifike me të cilat po përballet ky rajon dhe vendet e tij, veçanërisht në kushtet e reja gjeopolitike.


Video