VIDEO/ Një tjetër parashutë me mesazh për Luizin, por sërish banorët kyçen brenda dhe nuk lejohen ta shohin

12 January 2023, 14:35Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO/ Një tjetër parashutë me mesazh për Luizin, por
Parashutë për Luizin

Pavarësisht se banorët e "Big Brother Vip Albania" e kanë braktisur, publiku vazhdon ende me një mbështetje masive ndaj këngëtarit Luiz Ejlli, në këto momente ku ai ndodhet në një gjendje të rënduar psikologjike.

Pas dronit të djeshëm, ditën e sotme ka qenë piloti Arbër Xhaja, i cili ka shkuar me parashutë, me një mesazh për Luizin sipër shtëpisë së "Big Brother Vip Albania".

Parashuta mbante një pankartë ku ndodhej fotoja e Luiz Ejllit me mbishkrimin: "Forca Kampion, Jemi Me Ty, Ne Të Besojmë".

Por, sërish edhe sot banorët nuk janë lejuar ta shohin. Sapo është dëgjuar zhurma e parashutës, banorët janë urdhëruar të futen në dhomën e gjumit.

 




Video