U operua në Turqi, zbulohet gjendja e aktores Adriana Matoshi pas operacionit

14 March 2024, 13:43Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
U operua në Turqi, zbulohet gjendja e aktores Adriana Matoshi pas
Adriana Matoshi

Deputetja shqiptare në Kuvendin e Kosovës, Adriana Matoshi raportohet se ka kryer ndërhyrjen kirurgjikale në Turqi dhe operacioni ka shkuar me sukses.

“Adriana Matoshi 3 – 0 tumori. Prapë fituese loçka jonë”, ka shkruar në Facebook miku i saj, Arbër Rama.

Pak ditë më parë, Adriana Matoshi njoftoi përmes një postimi në Facebook se po përballet sërish me një sëmundje, por pa zbuluar detaje. Ndërsa në postimin e mikut të tij, mësohet se aktorja ka fituar për herë të tretë betejën me tumorin.

 


Video