Sot e premte 13, 5 arsye pse s'duhet të frikësoheni

13 January 2023, 10:44Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Sot e premte 13, 5 arsye pse s'duhet të frikësoheni

Mendon se sot do të ndodhë hataja? Meqë është e premte 13 ke anuluar kushedi se sa plane. S`ke faj se kushedi sa filma horror ke parë, krijuar enkas për këtë ditë. Edhe njëherë duhet të dish se asgjë nuk është e vërtetë. 13-ta është një numër jetësor dhe e dëshmojnë 13 orbitat, 13 hyjnitë dhe 13 ciklet menstrual që çdo grua ka në vit. Thënë ndryshe 13-ta është numri i jetës.

Kjo ditë është e përkryer për takime romantike. Është dita e duhur për të ndezur pasionin.

Po studimet ç`thonë?

Në një studim statistikash në Irlandë ka rezultuar se kriminaliteti ishte disi më i lartë të premteve, por kjo s`ka pse lidhet me këtë datë. Ndoshta njerëzit të premten e ndryshojnë sjelljen. Nuk janë në punë, janë më të lirë, dalin, frekuentojnë lokale nate dhe dehen.

Kurse në një hulumtim të kryer në Holandë është mësuar se gjatë kësaj dite ndodhin më pak aksidente, zjarre dhe krime, sidomos për faktin se ata që kanë frikë nga kjo datë bëjnë ç'është e mundur për t'i ikur ndonjë veprimi të keq.

Shkencëtarët thonë që supersticioni tek njerëzit është një mekanizëm mbrojtës. Ata ndihen më të sigurt kur kanë pak frikë se sa kur e injorojnë këtë ditë. Madje është gati e pamundur ta injorojnë.


Video