"Sherr çdo ditë dhe një gotë alkool në darkë", dy 100-vjeçarët tregojnë sekretin e martesës së lumtur

14 October 2022, 10:41Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Sherr çdo ditë dhe një gotë alkool në
Josephine dhe Alfred Waterfield

Josephine dhe Alfred Waterfield të cilët janë të dy nga 100 vjeç dhe që së fundmi festuan 75-vjetorin e tyre e kanë mbajtur marrëdhënien e tyre në formë të mirë për më shumë se një shekull falë grindjeve të vogla të përditshme, thotë familja e tyre.

“Ata thonë se sekreti i një martese të lumtur për gati një shekull është të kesh një grindje çdo ditë”, tha djali i çiftit, Allen, 74 vjeç, për gazetën britanike Express.

Alfred, i cili do të mbushë 101 vjeç muajin e ardhshëm, është dakord me djalin e tij se grindjet e parëndësishme ishin ato që e ndihmuan të qëndronte i martuar me Josephine – por ai nuk zbuloi saktësisht se për çfarë janë grindur.

“Është e rrallë në ditët e sotme të shohësh martesa të zgjasin kaq gjatë, kështu që ata arritën diçka të të bukur,” shtoi Allen.

Alfred 100 vjeç deklaroi gjithashtu se sekreti i jetëgjatësisë së të dyve është një pije e përditshme.

“Ata të dy pinë një gotë alkool çdo natë para se të shkojnë në shtrat,” ka thënë Allen i cili zbuloi se babait të tij i pëlqejnë shumë lloje alkooli.

“Ai gjithashtu pëlqen uiski. Pi një gotë uiski dhe një birë çdo ditë në drekë dhe kjo i bën mirë”, shprehet Allen.

Alfred dhe Josephine të cilët janë të dy britanikë dhe banojnë në East Midlands, u takuan në një pijetore në vitin 1938 të cilët shërbyen edhe në Luftën e Dytë Botërore.

Alfred ishte një marins, ndërsa Josephine iu bashkua Ushtrisë Tokësore të Grave, një forcë punëtore rurale e krijuar për të rritur prodhimin e ushqimit të Britanisë gjatë luftës.

Dyshja u martuan në vitin 1947, ku më pas lindën katër fëmijë.

Në Prill, ata festuan 75-vjetorin e martesës dhe Josephine mbushi 100 vjet më 4 Tetor.

Ata jetojnë në shtëpinë e të moshuarve ku familjarët e tyre shkojnë i vizitojnë shumë shpesh.

Punonjësit në shtëpinë e të moshuarve ku jetojnë Alfred dhe Josephine thonë se çifti janë ende marrëzisht të dashuruar me njëri-tjetrin, pavarësisht grindjeve të përditshme.


Video