“Po më digjet shpirti”/ Olta nis aktrimin: Më duket sikur po e nxjerr Kiarën me dorë jashtë

22 March 2023, 20:52Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Po më digjet shpirti”/ Olta nis aktrimin: Më duket sikur
Olta Gixhari

Olta Gixhari është përlotur, teksa po fliste për nominimin. Në një bisedë me Dea Mishel, Olta u shpreh me nota aktoriale se nuk e ka në plan të sulmojë Kiarën pasi e respekton. Ajo shtoi se nuk e sheh të barabartë me veten në lojë, pasi janë tipologji shumë të ndryshme nga njëra tjetra.

Dea tha se Kiara po e përballon  shumë mirë këtë nominim. Olta nisi të përlotet duke thënë se ndjen një barrë të madhe kur Luizi thotë se do të largohet nëse eliminohet Kiara, pasi duket sikur është ajo fajtorja për këtë gjë.

“Unë humbas se të gjithë do votojnë Kiarën që të mos nxjerrin Luizin. Thonë më mirë nxjerrim Oltën se ata të dy. Shyqyr që është tërhequr, ta lënë votimin, të lirë. Të fitojë kush të fitojë, unë nuk do bëj vertikalen. Unë çfarë kam bërë kam bërë.

Aman unë kam çunin jashtë, kam 3 muaj po më këputet shpirti, po më digjet shpirt, se më vjen për të qarë sa herë e them se e di unë se çfarë brenge kam lënë jashtë. Tani ky çohet e thotë po doli Kiara do dal dhe unë, më lënë një barrë tjetër të madhe. E di sa keq ndihem, ndihem shumë keq, ndihem sikur po ja nxjerr unë me dorë jashtë që të dalë ajo. Ti them rri se ma plase shpirtin, ti bëj valixhet gati të iki të shtunën në mëngjes.

Shiko po përgatitem psikologjikisht që të dal, se edhe mund të ndodhë. Mezi po pres të shkoj te çuni, mezi po pres”, tha Olta.

Por të shumtë janë ndjekësit që theksojnë se Olta thjesht po aktron.

 

 


Video