Pas Rikes, gazetarja "shpërthen" ndaj Dojna Memës: Kjo shet fëmijën për reklama

4 January 2024, 16:13Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pas Rikes, gazetarja "shpërthen" ndaj Dojna Memës: Kjo shet
Fjorda Llukmani / Dojna Mema

Deklaratat e Dojna Memës në emisionin “Oxygen” ngjallën reagime të forta, teksa ajo komentoi edhe jetën luksoze që shfaqet në rrjete sociale, “vajzat e Instagramit” dhe presionin ndaj djemve për të bërë para nxiti jo vetëm reagimin e publikut por edhe personazheve si Rike Roci dhe së fundmi gazetarja Fjorda Llukmani.

Kjo e fundit përmes një postimi në rrjetet sociale e ka akuzuar Dojnën për hipokrizi, pasi siç thotë ajo, "shet edhe fëmijën për reklama".

“Mos bëni si bëj unë, po bëni si them unë. Ma prishi komplet një farë pëlqimi që kisha për këtë vajzë. Më saktë kështu më prishet me këdo që bën moral e flet me fjalë të mëdha kot më kot me demek që ta pelqejë masa. Kjo është nga ato që nuk shet bythën e vet në Instagram por të fëmijës apo të personazheve si Esmaja etj. Dmth nuk fiton “duke dalë vetë si pjeshkë” por duke reklamuar 100 produkte fëmijësh, kap çfarë të kapësh, edhe emisionin që fiton klikime në kurriz të njerëzve injorantë.

Për sa kohë ishte në “Top Channel” s’doli të fliste për antivlera kurse tani që mund t’i ketë zënë vendin dikush që u bë i famshëm nga Instagrami i paska djegur kësaj. Po çdo gjë e ka një fazë o zotri se s’do rrini në ekran të njëjtit njerëz përherë. Pse emisioni i tanishëm që moderon kjo s’ka nxjerrë antivlera? Sa të dush. Ka ikur pra koha e televizionit, e dimë të gjithë. Është koha e rrjeteve sociale, aty është audienca më e madhe. Dil bëj një gjë të zgjuar dhe edukative ti, mos rri duke reklamuar kremëra për bythë bebash a qumësht formulë se na keni hapur barkun", ka shkruar ajo në Instastory


Video