E inauguruar vetëm pak ditë më parë, kjo ndërtesë futuristike në Las Vegas ka lënë pa fjalë qindra mijëra vizitorë.
Ndërtesa sferike më e madhe në llojin e vet, është e mbuluar nga një ekran gjigant me drita “led”, plot 1.2 milion të tilla, duke shërbyer si një ekran gjigant.

Objekti 111 metra i lartë dhe 157 metra i gjerë shërben për mbajtjen e eventeve të ndryshme sportive apo muzikore.

Por duke përdorur teknologjinë, ndërtesa mund të shfaqë pamje të mahnitshme si brenda dhe jashtë saj. Inagurimi u bë gjatë koncerit të grupit U2.

Nga jashtë, vizitorët e qytetit të dritave kanë mbetur pa fjalë, kur falë ekranit që e rrethon ndërtesa ka marrë pamjen e Hënës, planetit apo objekteve të tjera.
Për më tepër ndiqni videon: