Luizi bën deklaratën e fortë për fitoren e Ilir Shaqirit

20 January 2023, 08:14Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Luizi bën deklaratën e fortë për fitoren e Ilir Shaqirit

Ditën e djeshme Luiz Ejlli është kapur me ish-banorët e “Big Brother Vip 1”. Këngëtari është shprehur në një bisedë me Efin se Ilir Shaqiri edicionin e parë të spektaklit u shpall fitues jo për shkak të aftësisë së tij, por për shkak të “papjekurisë” së Donald Veshajt. Sipas Ejllit, Iliri ishte një hije në shtëpi deri në momentin që Donaldi i dha vëmendje.

“Iliri kishte fatin më të madh se kishte një të papjekur përballë. Ai ishte hije në shtëpi, ia dha rëndësinë ky, që e kishte “halë në sy” që në fillim. Dhe njerëzit që nuk e donin këtë u kthyen me atë. Kaq ishte,”-shtoi Luizi.

 


Video