I propozoi të dashurës live për martesë, ja çfarë përgjigjeje mori Albi Nako

15 March 2024, 22:48Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
I propozoi të dashurës live për martesë, ja
Dori Staka dhe Albi Nako

Mbrëmjen e sotme Albi Nako i ka propozuar për martesë në transmetim live, të dashurës së tij.

Albi Nako dhe Dori Staka, e cila u bë e njohur dhe nga surpriza që i bëri Albit në ‘BBV3’, prej kohësh gëzojnë një lidhje të shëndetshme me njëri-tjetrin.

Pas lidhjeve të mëparshme me balerinat Alba Hoxha dhe Klaudia Pepa, dhe këtë herë Albi ka zgjedhur një balerinë si partneren e tij.

Teksa ishte i ftuar në emisionin ‘S’e luan topi’ Albi i ka propozuar Dorit dhe përgjigja e saj pa diskutim ka qenë ‘Po’!

 

 


Video