
Rita Ora i la të hutuar përdoruesit e rrjeteve sociale të martën kur la një koment të pazakontë në fotografinë e revistës “Vogue” në Instagram, në të cilën shfaqej mbesa e presidentit Joe Biden, Naomi Biden, në dasmën e saj me Peter Neal.
Naomi, 28 vjeçe, në fotografi paraqitej duke u puthur me bashkëshortin e saj të ri, Peter, 25 vjeç, teksa qëndronin pranë një torte me shtresa të shumta, shkruan DailyMail.
Por, në vend që t’i ofronte çiftit urimet e tyre siç mund të presin disa, këngëtarja shqiptare bëri një koment të pakuptimtë, duke shkruar: “Pse jam kaq e bezdisshme haha”.
Ky koment i 31-vjeçares i la disa komentues të hutuar, ndërsa njëri iu kundërpërgjigj duke i replikuar: “Vajzë, çfarë?!”.
Të tjerë po pyesnin nëse llogaria e saj ishte hakuar, ndërsa të tjerët mendonin se ajo mund të kishte ndërmend të linte komentin në një postim krejt tjetër, por kishte ngatërruar postimin.
Megjithatë, një burim i afërt me yllin tha për DailyMail se komenti i Ritës ishte një ngatërresë, pasi ajo nuk kishte ndërmend të komentonte aty por diku tjetër.